Para pesë ditëve i nxjoren koshat e plehrave para dyerëve të tyre, e nga ajo ditë ende po qëndrojnë aty, kjo pasiqë nga Higjiena komunale nuk erdhen për t i pastruar.
Ky problem po e shoqëron një lagje nga Fshati Saraj. Banorët thonë se kjo shpesh ndodhë por kësaj radhe kanë kaluar plotë pesë ditë që nuk janë marrë mbeturinat.
“Ndodhë shumë shpesh që mos të vijnë të marrin mbeturinat ku është problemi nuk e di, por tani është në një kohë shumë të keqe është shumë nxehtë e plotë një javë nuk kanë ardhur t i marrin, e kjo nuk është mir as për ne as për shëndetin.
Po çfarë ju thonë?
Unë nuk i kam takuar personalisht nuk i kam takuar, por më përpara thonin nuk kemi kamiona, nuk kemi puntorë aty ka qenë problemi”.
Kjo gjendje sjellë pasoja në shëndetin tonë dhe gjithë fëmijëve, pamvarësisht që kryejm pagesat rregullisht po vuajm pasojat e mos përgjegjësisë që ka komuna thotë një tjetër banorë.
“Prej ditën e Bajramit e këndej nuk kanë ardhur e kanë pasur të vijnë se çdo javë vinin dy ditë në javë por nuk kanë ardhur një kohë të gjatë, fëmijët këtu çdo ditë, nuk i lëshojmë jasht për shkak erërave të këqija, erërva të mbeturinave këto janë bërë katastrofë nuk kanë ardhur t i marrin, as nuk është problemi tek pagesa sepse janë paguar, çdo herë kemi qenë të rregulltë nuk e di çfarë është problemi tek komuna”.
Banorët thonë se nëse deri në mbrëmje nuk vijnë për t i marrë, të gjitha koshat e plehrave do t i nxjerin në rrugë kryesore.
“Nuk kanë ardhur e ksihin dje të vijnë por nuk vijnë a të gjitha i kanë pastruar, nëse nuk vijnë deri sonte në mbrrëmje ne kemi aplikur edhe tek komuna ne do t i marrim koshat do t i nxjerim në rrugën kryesore”.
Nga Komuna së Sarajit, thonë pergjegjës për këtë problematic është qyteti I Shkupit.
“Pergjegjes per grumbullimin e mbeturinave brenda qytetit te Sarajit eshte Qyteti i Shkupit e jo ndermarrja jone per grumbullimin e mbeturinave”. /tvklan.mk/