Përurim i novelës “Qyteti A” të autores së re Ezana Qamili

Para adhuruesve të fjalës së shkruar artistike, profesorëve, mysafirëve e familjarëve u bë përurim i novelës “Qyteti A” të autores së re Ezana Qamili, në sallën e Fakultetit të Arteve të UT-së në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Tërësia e ngjarjeve të brumosura në tekst, paraqesin një akt të zbulimit dhe gjurmimit të domethënies së ndjenjave, si një akt i ndjenjës shpirtërore, që trajtojnë tema e që mund të jenë edhe me figura e simbolika të veçanta, tema të jetës reale e më pak reale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Autorja brumos vetëdijen në: melodi, fotografi, ngjarje, mendim, aromë dashurie e më shumë se kaq. Jeta i ka të mirat dhe jo të mirat e saj, sukseset dhe zhgënjimet, prandaj dashuria e sakrifica nuk mposhten lehtë, edhe pse, personazhi kryesor, Elijona, bartëse e ndodhive që shtjellohen në tekst, detyrohet t’ia vë një gurë të ftohtë zemrës, për dikë që nuk përkon me parametrat reale të jetës: jetë të qëndisur me dashuri për dashurinë, që fle në zemër e përmes së cilës i shëroi ethet e forta të jetës” –theksoi redaktorja e librit mr.Sadije Aliti.
“Një novelë e këtillë si “Qyteti A”, që ka ndarje brenda vetes duke shfaqur drama jete herë me bukuri dhe dashuri për jetën e herë me dhimbje jete, që si një tërësi na e qëndisin një dramë jetike që e përjeton autorja me personazhët që shfaqen në vepër”-tha recenzentja e librit Behare Neziri.

Barije Shabani, drejtoreshë e Medresesë “Isa Beu” paralelja e Vajzave në Tetovë në një fjalë rasti theksoi se është nder e kënaqësi kur je e pranishme në suskeset e nxënëseve tona, si në kët rast i Ezanës, sepse një shoqëri e arsmiuar dhe ka një ardhmëri më të mirë, gëzon fakti se dita ditës numri i vajzave të reja që merren me krijime letrare është në ritje.

Rami Kmberi përshëndeti në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve Oeneum, pasi autorja është anëtare e departamentit të krijuesve të rinj pranë Shoqatës.

Nxënëset Amra Memedi dhe Rufije Sulejmani lexuan fragmente të shkëputura nga libri, ndërsa biografinë e lexoi nxënësja Gerta Amiti.

Gjithmonë është thënë se krijimit letrar i ka hije edhe jehona e muzikës, nxënëset Elsa Azizi dhe Rona Amiti interpretuan pikë muzikore në violinë dhe në piano.

Ky libër është përkrahur financiarisht nga Minstria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përgatiti: Shaban Sinani

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share