Personeli amerikan u plagos në një sulm në bazën ajrore Al-Asad në Irak, tha një zyrtar amerikan.
Ende nuk dihet se sa nga personeli u plagosën apo në çfarë gjendje ishin, nga sulmi për të cilin ende askush nuk e mori përgjegjësinë.
Sharhabil al-Obaidi, kryebashkiaku i al-Baghdadi në provincën Anbar, i tha CNN të shtunën se baza ajrore Al-Asad ishte shënjestruar me raketa të shumta, të cilat u kapën nga mbrojtja ajrore.
Raketat u lëshuan nga verilindja e zonës al-Baghdadi, tha ai, transmeton Klankosova.tv