Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në Twitter një njoftim të veçantë të bërë nga faqja kos_data, ku prezantohen personat më të famshëm nga secili shtet i Gadishullit Ballkanik.
Në këtë statistikë të përpiluar me ndihmën e inteligjencës artificiale, theksohet se Rita Ora është emri më i famshëm që vjen nga Kosova, ndërsa Nënë Tereza, humanistja me origjinë shqiptare, është emri më i njohur nga Shqipëria.
“Personat më të famshëm nga secili shtet i Ballkanit sipas Inteligjencës Artificiale:
Shqipëria – Nënë Tereza (Humaniste)
Bosnja dhe Hercegovina – Ivo Andriq (Shkrimtar)
Bullgaria – Hristo Stoiçkov (Futbollist)
Kroacia – Nikola Tesla (Shkencëtar)
Greqia – Aleksandri i Madh (Udhëheqës ushtarak)
Kosova – Rita Ora (Këngëtare)
Mali i Zi – Mirko Petroviç-Njegoš (Poet dhe sundimtar)
Maqedonia e Veriut – Toše Proeski (Këngëtar)
Rumania – Nadia Komaneçi (Gjimnaste)
Serbia – Novak Gjokoviç (Tenist)
Sllovenia – Melania Trump (Modele)
Turqia – Ataturk (shtetformues)”
Kjo njohje është një tjetër dëshmi e impaktit global që Rita Ora ka pasur në botën e muzikës dhe kulturës, duke përfaqësuar me krenari Kosovën në nivel ndërkombëtar. Ndërkohë, përmendja e Nënë Terezës si figura më e famshme nga Shqipëria, dëshmon për ndikimin e përjetshëm që kjo figurë historike ka lënë në mbarë botën. /Telegrafi/