“Je yll për moshën që ke!”, ky kompliment acaron tej mase Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, jo vetëm për aftësitë si aktore, por edhe për pamjen fizike.

E njohur për rolin e saj si Rachel Green në serialin ikonik “Friends”, Aniston mbetet një ndër aktoret më tërheqëse në kinematografi. Megjithatë, në një intervistë të fundit ajo ka zbuluar një kompliment që nuk ka dëshirë ta dëgjojë dhe ka të bëjë pikërisht me moshën.

Ajo tregon se e urren kur i thonë se është e bukur për moshën e saj, duke shtuar: “Më çmend, nuk e duroj dot”. Në intervistë, aktorja vuri në dukje zakonin e shoqërisë për të përcaktuar njerëzit në bazë të treguesve të moshës dhe shprehu se nuk i kupton komente të tilla.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Jam në formë më të mirë se sa kam qënë në të njëzetat. Ndihem më mirë me mendjen dhe trupin tim. Gjithçka është 100% më mirë”-shprehet ajo.

Aniston beson se talentet dhe arritjet e saj duhet të njihen dhe jo vetëm mosha.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share