Mëngjesin e sodit disa persona të panjohur ia kanë vënë flakën zyrës së këshilltarit të BDI-së në Kumanovë, Fitor Jakupit, njofton Klan M.
Këtë ai vetë e konfirmuar në rrjetin social facebook ku shkruan:
“Ju informoj se sot në orët e hershme diku afërsisht orës 3:05 të mëngjesit nga dora e zezë (të personave të panjohur) i’u është vënë flaka zyrës time private në Kumanovë” – shkruan Fitor Jakupi.
Ndryshe para një muaji këshilltari në Keshillin Komunal te Kumanoves, Fitor Jakupi kishte kërkuar përgjegjesi nga Maksim
Dimitrievski për pjesëmarrjen e tij në promovimin e librit kunder UÇK-së. /tvklan.mk/