Përshpejtimi i eurointegrimeve: Shefi i Diplomacisë spanjolle në Shkup

Për vizitë njëditëshe në RMV qëndron Ministri i Jashtëm i Spanjës, Hose Manuel Albarez, njofton KlanM.

Albarez është pritur nga Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

“Me kolegun Albarez fuqimisht jemi të vendosur që të japim impuls shtesë në afrimin e dy vendeve duke hapur rrugën për pasurimin e mëtejshëm e kornizës dypalëshe, para së gjithash për shfrytëzimin e potencialeve për bashkëpunim më të thellë ekonomik”, ka deklaruar Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Është nënshkruar memorandumi I bashkëpunimit ndërmjet RMV-së dhe Spanjës për zhvillimin e bashkëpunimit në procesin e anëtarësimit të vendit në BE – tha Osmani.

Spanja në gjysmën e dytë të vitit 2023 do të kryesojë me Këshillin e BE-së. Krahas marrëdhënieve dypalëshe, sic njofton KlanM, vend qendror në bisedimet me shefin e diplomacisë spanjolle ka zënë edhe përshpejtimi i procedit aderues të RMV-së në BE.

Vizita e Albarezit në Shkup është pjesë e turneut të tij ballkanik. Ai pardje ishte në Beograd, dje në Sarajevë, kurse sot vizitoi edhe Tiranën.

Ministria e Jashtme e Spanjës, sic percjell KlanM, njoftoi se Albarez mbërrinë në Ballkan që ta transmetojë interesimin e ripërtrirë të Madridit për vendet e rajonit dhe të paralajmërojë se Spanja, pasi të merr kryesimin me BE-në më 1 Korrik, do t`i mbështesë përpjekjet e vendeve të Ballkanit që t`i bashkangjiten BE-së. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share