Përplasje për Shqipërinë e Madhe

Replika në fund të forumit strategjik të Bledit

Mbyllja e forumit strategjik të Bledit ka shënuar momente tensioni e kaosi në sallën e panelit ku Shqipërinë e përfaqësonte Megi Fino. Ajo ruajti qetësinë ndërsa u përmend Shqipëria e Madhe disa herë si argument nga kryediplomati serb Ivica Daçiç.

“Ju heshtni kur Kurti shfaq simbolet e Shqipërisë së Madhe në Tetovë. Nga gjashtë përfaqësues të Ballkanit Perëndimor katër janë shqiptarë. Tirana, Prishtina, zoti Osmani, Dritan Abazoviçi në Podgoricë dhe ju flisni këtu për influencë serbe në Ballkan. Ju në BE keni marrë investime nga Rusia e Kina miliona herë më shumë sesa Serbia. Sllovenia i ka ngritur përmendore Putinit, Austria ende bashkëpunon me sektorin bankar rus. Është e pafalshme që shtetet perëndimore po heshtin për Shqipërinë e Madhe që po krijohet në katër shtete të rajonit”.

Daçiç iu rikujtoi shteteve perëndimore faktin se 10 vite më parë kishte nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit me Hashim Thaçin dhe Catherine Ashton por ende e pa realizuar nga Kurti në praktikë.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, tha se premtimi që kishte thënë Charles Michel ishte një deklaratë zyrtare, të cilën e ka bërë në cilësinë e Presidentit të Këshillit Evropian, pra është një deklaratë zyrtare e Bashkimit Evropian.

“Fakti që Charles Michel se BE do të ishte gati deri në vitin 2030 të pranonte shtete të tjera anëtare nuk do të thotë se Ballkani Perëndimor nuk duhet të bëjë asgjë. Duhen dy palë për të luajtur tango.

Përshtypja ime si dikush që merret me situatën në rajon për 20 vite është se kurrë nuk ka pasur kaq gatishmëri të Bashkimit Evropian për të bere pjese të tij Ballkanin Perëndimor. Ishte e gabuar ideja se ky rajon duhet të priste dhe se ne fillimisht duhet të reformonim shtëpinë tonë”.

Viti i kaluar ka qenë i suksesshëm për rajonin, pasi Bosnja dhe Hercegovina ka marrë statusin e kandidatit, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria morën dritën jeshile për të filluar procesin e negociatave dhe Kosova ka marrë vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla tha se ishte e bindur se deri në pranverën e ardhshme mund të arrihej përparim në dialogun mes Kosovës e Serbsisë  por homologu i saj serb Daçiç u përgjigj se pa formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe – përparimi i mëtejshëm në dialog nuk është i mundur.

Sipas Daçiç dialogu zhvillohet për normalizimin e marrëdhënieve dhe jo për statusin e Kosovës dhe për njohjen e saj si një shtet i pavarur.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share