Përplasje brendapartiake edhe tek Alternativa!

AAA: OPOZITA E BASHKUAR RREZIKON BDI-në

Anëtarët e Kuvendit Qendror të Alternativës nga Tetova kanë shprehur shqetësimet e tyre për mosfunksionimin e duhur të kësaj partie, njofton KlanM.

Shprehim pakënaqësitë dhe vërejtjet tona për dështimet e udhëheqësisë në përmbushjen e detyrave partiake që nga mbajtja e kongresit të fundit – thonë anëtarët e Kuvendit Qendror të Alternativës, duke përmendur sic thanë, anashkalimin e strukturave, politikave të gabuara, qëndrimet joparimore, koncentrimin e fuqisë tek disa individë, sjellja e vendimeve nga një grusht njerëzish etj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sa i takon bashkepunimit parazgjedhor me partite tjera shqiptare mendojme se u pershpejtua bashkepunimi me Levizjen Besa per shkak se asnji hap i metejshem me Levizjen Besa nuk u realizua ( grupi parlamentar, anetari i KSHZse)”

Gishti drejtohet edhe tek Sekretari I Përgjithshëm bashkë me nënkryetarët e partisë.

“Sakrifikimi i gjithë subjektit për të shpëtuar karierën politike të Nënkryetarit Bekim Sali përskaj dështimeve evidente dhe koordinimit me eksponent jashtë partisë sonë, gjithashtu vetëm se e shton indinjatën tonë ndaj të dyve”

Kërkesat e tilla së pari e kanë adresën në parti – reagojnë nga Alternativa, por nga ana tjetër, sic percjell KlanM, shprehen se në këtë mosmarrëveshje brendapartiake në Alternativë, gisht ka edhe BDI-ja.

Në kuptimin politik, konferenca e sotme është e lidhur drejtpërdrejt me takimin që mbrëmë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, e ka pasur me kryetarin e Besës, Bilall Kasami, dhe drejtuesin e lëvizjes së re të dalë nga BDI-ja, Izet Mexhiti. Fakti se opozita po bashkohet dhe se kjo e rrezikon BDI-në në zgjedhjet e ardhshme, e detyron partinë SORAVIA që të marrë masa, duke i përdorur të gjithë mjetet e veglat për ta sabotuar këtë ngjeshje opozitare. Një lojë e vjetër kjo e kësaj partie me matricë enveriste” – thonë nga Alternativa.

Nga Alternativa, sic njofton KlanM, theksojnë se Kryetari Afrim Gashi për 26 Korrik ka thirrur mbledhje të Kryesisë Qendrore, sic thonë, që aty të diskutohet kjo temë dhe të vendoset a duhet të thirret edhe Kuvendi Qendror. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share