Përplaset treni me autobusin në Sllovaki: 7 viktima dhe 5 të plagosur

7 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së një treni me një autobus në Sllovaki .Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Përplasja e një treni me një autobus në Sllovaki ka shkaktuar vdekjen e 7 personave ndërsa janë plagosur 5 të tjerë.

Autoritet sllovake bëjnë me dije se ka qnëë I vështirë identifikimi I personave që kanë ndërruar jetë për shkak të zjarrit që shpërtheu më pas nga përplasja .

Aksidenti ndodhi pranë qytetit Nove Zamky, 110 km në lindje të Bratislavës. Rreth 200 persona ishin në tren dhe nëntë në autobus në momentin e përplasjes.

Kjo video e marrë nga një pasagjer tregon procesipas evakuimit nga treni tregoi pasagjerët që ecnin përgjatë shinave duke mbajtur bagazhe ndërsa në sfond ngrihej tymi. Autoritet sllovake kanë vlerësuar veprimet e makinisti të trenit i cili ka vepruar në kohë për të shmangur daljen nga shinat. Me mbi 30 vite përvojë punë ai ka mundur të hidhet në dhomën e kontrollit pak para përplasjes por ka marrë plagë.

Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e aksidentit.Ka disa media që thonë se barrierat ishin jashtë funksionit pas një stuhie të fundit.

Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, i cili ishte në Bruksel për të marrë pjesë në një samit të liderëve të Bashkimit Evropian shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share