Një person ka ndërruar jetë dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi dy anije mallrash janë përplasur në brigjet e Detit të Veriut të Gjermanisë. Përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë dhe roja bregdetare gjermane tha se zhytësit po kërkonin anijen e mbytur në fund të detit për shenja jete.
Mediat e huaja raportojnë se “Verity” është përplasur me “Bahamian Polesie” të martën në mëngjes.
“Verity” ishte rrugës për në Mbretërinë e Bashkuar, duke transportuar çelik nga Gjermania, kur u përplas me “Polesie” që ishte nisur nga Hamburgu në një udhëtim për në La Coruña në Spanjë. Asnjë nga 22 pjesëtarët e ekuipazhit në “Polesie” nuk u lëndua.
Incidenti ndodhi në brigjet e Heligoland, një arkipelag gjerman i cili është pjesë e Schleswig-Holstein.
Në përpjekjet e kërkim-shpëtimit u përdorën 2 kryqëzorë shpëtimi detar nga shërbimi gjerman i kërkimit dhe shpëtimit detar, një helikopter i marinës gjermane dhe një varkë e policisë ujore.
Në një deklaratë të postuar në “X”, ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing falënderoi ekuipazhet e shpëtimit dhe tha se po bëhej çdo përpjekje për të shpëtuar të zhdukurit.
Shkaku i përplasjes është ende i paqartë./tvklan.al