Përmirësohet gjendja shëndetësore e Salman Rushdie

Është përmirësuar ndjeshëm gjendja shëndetësore e autorit të njohur Salman Rushdie, i cili u sulmua të premten me thikë ndërsa përgatitej të mbante një fjalim në një event në New York.

Sipas burimeve spitalore, shkrimtari tashmë ka dalë nga intubimi dhe ka mundur të flasë me të afërmit e tij. Disa orë pas sulmit, agjenti i Rushdie deklaronte se ai kishte marrë dëmtime të shumta në mëlçi dhe në nerva dhe rrezikonte që të humbte një sy.

Autori i dyshuar, 24-vjeçari Hadi Matar nga New Jersey, u deklarua i pafajshëm për akuzën e ngritur ndaj tij, vrasje e mbetur në tentativë.

I dyshuari hyri në skenë ndërsa Rushdie po prezantohej dhe e sulmoi atë dhe moderatorin Henry Reese. Hetuesit po punojnë për të kuptuar planet dhe përgatitjet që i paraprin sulmit dhe për të vendosur nëse duhet të ngrihen edhe akuza të tjera ndaj autorit të dyshuar.

Shkrimtari i librit “Vargjet Satanike”, para disa viteve u urdhërua të vritej nga Irani për shkak të shkrimeve të tij për të cilin disa myslimanë thonë se përmban pasazhe blasfemuese. Romani u ndalua në shumë vende me popullsi të madhe myslimane pas botimit të tij në vitin 1988.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share