Përmbytjet në New York, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Reshjet e shiut shkaktojnë kaos në sistemin e metrove të qytetit, ankohen banorët

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Nju Jork për shkak të situatës së rënduar nga përmbytjet. Ekipet e mbrojtjes civile kanë dalë në rrugë për të ndihmuar personat në vështirësi. Shumë prej sistemeve të metrosë dhe autostradave të qytetit janë përmbytur duke e bërë të pamundur lëvizjen e qytetarëve. Njerëzit në Times Square u ankuan për vonesat e linjave hekurodhore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kjo është hera e parë që jam kthyer në Nju Jork pas disa vitesh. Arrita këtu rreth orës tetë të mëngjesit, dhe përfundova duke ecur në shi për orë të tëra, sepse linjat hekurudhore nuk po funksionin për shkak të përmbytjeve. Isha në rrugën e gabuar për të kapur autobusin që më duhej, por, rrezik as ai nuk do vinte.”

Në Mamaroneck, një zonë në veri të qytetit, zyrtarët e urgjencës përdorën gomone për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në ndërtesa.

“Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën,” tha guvernatorja Kathy Hochul e cila u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda në shtëpi.

Pavarësisht situatës së krijuar nga përmbytjet, shkollat ​​publike të qytetit vijojnë të jenë të hapura.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share