Përmbytjet në Libi, qytetarët protestojnë në Derna

Akuzojnë qeverinë se nuk po i ndihmon, rritet frika se të tjera diga mund të thyhen pas rritjes së nivelit të ujit

Një javë pasi përmbytjeve katastrofike nga stuhia “Daniel” që shkatërroi qytetin e Derna-s në Libi njerëzit e zemëruar u mblodhën jashtë xhamisë Al Sahaba në qytet për të protestuar kundër qeverisë.

“Qyteti i shkatërruar i Dernës kërkon rivendosjen e të drejtave,”, “Kërkojmë ndihmë” thuhej në pankartat e protestuesëve të cilët brohorisnin jashtë xhamisë.

Disa prej tyre akuzuan kreun e parlamentit të Libisë se premtimi për të rindërtuar Dernën për gjashtë muaj është thjesht një gënjeshtër. Ata brohorisnin “Vrasës, vrasës”.

Të mbijetuarit përballen me një vendim sfidues, nëse do të qëndrojnë pranë rajonit të përmbytur ose do të rrezikojnë teksa sëmundjet infektive po përhapen. Rajonet e prekura janë ende të kërcënuara nga thyerja e digave të tjera.

Gjatë pesë ditëve të fundit, mediat libiane dhe ndërkombëtare kanë raportuar rritje të nivelit të ujit dhe dëmtime të mundshme strukturore në këto dy diga, duke rritur frikën se një tjetër tragjedi e ngjashme në Derna mund të ndodhë.

Megjithatë, disa raporte sugjerojnë se autoritetet kanë marrë masa për të zbutur rrezikun, duke përfshirë dhe urdhërimin e evakuimit të fshatrave dhe qyteteve aty pranë. Ndërkaq OKB-ja ngriti shqetësime se më shumë se 1000 individë janë varrosur në varrezat e përbashkëta.

Jo vetëm kaq të mbijetuarit nga përmbytjet në Derna tani përballen me rrezikun e minave tokësore. Libia është e mbushur me mina tokësore dhe eksplozivë të tjerë që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore e deri tek më të rejat të vendosura gjatë luftës civile që shpërtheu në vitin 2011 pas rrëzimit nga pushteti i Muamar Gadafit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share