Përmbytjet e kthejnë Brazilin në një moçal

Disa rajone në veri dhe jug të Brazilit janë goditur nga përmbytjet shkatërruese prej shirave të rrëmbyer të ditëve të fundit.

Në Canelinha, në jug të vendit shtëpitë janë zhytur në ujë, raporton “BBC”. Një dron ka filmuar pamjet që tregojnë shkallën e dëmtimeve. Disa rrugë janë të pakalueshme dhe janë dërguar varka shpëtimi për të patrulluar zonën.

Në rrethinat e Florianopolis ka peizazhe të ngjashme, me ekipe zjarrfikësish që ndihmojnë banorët e ngecur. Skuadrat e shpëtimit në Parana po luftojnë për të gjetur të mbijetuar pasi ndodhi një rrëshqitje dheu në njërën prej autostradave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dhjetëra njerëz janë në kërkim ndërsa dy të tjerë kanë humbur jetën. Në veri, në Sergipe shirat kanë detyruar banorët të lënë shtëpitë ndërsa ka një humbje jete.

Shirat e shumtë janë karakteristike për Brazilin në këtë periudhë të vitit dhe shkaktojnë situata të tilla të ndërlikuara./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share