11 VIKTIMA 4 TE ZHDUKUR DHE 50 TE PLAGOSUR
Është shkaktuar një katastrofë e vërtetë nga moti i keq që ka pushtuar rajonin Marche në Itali .Të paktën 11 persona kanë humbur jetën ndërsa 4 të tjerë rezultojnë të zhdukur.Të shumtë janë edhe të lënduarit.
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën ndërsa 4 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e motit të keq që ka gjunjëzuar rajonin Marche të Italisë.
Media tgcom 24 shkruan se në mesin e të zhdukurve janë dy fëmijë. Të paktën 50 persona janë lënduar të cilët po trajtohen në spitalet e rajonit.
Pamjet e siguruara nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë rrugët e Senigallia, një qytet bregdetar brenda rajonit Marche, të shëndrruara në përrenj të vërtetë.Dëmet materiale janë të pallogaritshme.
Bashkia e Cantiano-s është ende e izoluar, një qytet me pak më shumë se 2 mijë banorë në provincën e Pesaros dhe Urbinos.
Një situatë kritike paraqitet edhe në Barbara , ku disa akse rrugore janë mbyllur.
Gjithashtu edhe shkollat e të gjitha niveleve janë mbyllur në komuna të ndryshme të zonës Marche.
GAZETARE: XHUANA LIKA
PAMJET: REUTERS