Përmbyset autobusi në rrugën Strumicë – Valandovë, ka edhe të lënduar

Disa persona kanë mbetur të lënduar kur autobusi që udhëtonte në rrugën Strumicë – Valandovë është përmbysur në rrugë.

Gjegjësisht, mëngjesin e sotëm rreth orës 06:20, siç njofton Klan M, në Stacionin Policor të Strumicës është raportuar se në rrugën rajonale Strumicë – Valandovë, F. A. (42) nga Strumica, duke drejtuar autobusin me targa të Strumicës, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Në aksident kanë mbetur të lënduar disa persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë transportuar në Qendrën mjekësore në Strumicë, ndërsa ekipi i Stacionit Policor Strumicë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share