Përmbyset autobusi në Bursa, 2 studentë dhe shoferi humbin jetën

Një autobus turistik me studentë që ktheheshin nga Bursa për në Ankara është përplasur me një trafik-ndarëse.

Në aksident humbën jetën shoferi dhe 2 studentë, si dhe u plagosën shumë të tjerë. Nxënësit e plagosur u dërguan menjëherë në spital dhe gjendja e tyre paraqitet e mirë.

Brenda në autobuzin turistik ndodheshin 37 nxënës 7 fëmijë të mesuesëve dhe 3 mësues. Pas aksidentit menjëherë në vendin e ngjarjes ndërhynë ekipet mjekësore, xhandarmëria si dhe zjarrëfikëset. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ishte shpejtësia tej normave të lejuara. Për shkak të aksidentit autostrada Bursa-Ankara u mbyll.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share