“Përmbyllim misionin kur një fëmijë do të shërohet plotësisht nga kanceri” – Arlind Zeqiri flet për synimet e Fondacionit

Themeluesi i Fondacionit për fëmijët me kancer, Arlind Zeqiri në 99 Minta me Fjola Telain ka folur për qëllimet dhe synimet e fondacionit në betejën me sëmundjen e rëndë të kancerit tek fëmijët.

“Ky rrugëtim nuk është i lehtë, është me plot sfida e peripeci, me një përkushtim të jashtëzakonshëm sidomos të familjarëve dhe rrethit më të gjerë shoqëror që inteesohet për një rast të tillë. Rezlutati i krejt kësaj që e flasim është një domosdosshmëri për t’u themeluar një lloj fondacioni i këtillë, që do të bëjë fillimisht hulumtimin, që do të thotë se çka ne mund të kontribuojmë në këtë proces. Pastaj mbështetjen, në çfarë forme. Partneritete të ndryshme, urat lidhëse që do t’i bëjmë nga përvoja, nga kontaktet tona, përjetimet tona që i kemi pasur nëpër vende, avokimin si dhe ndryshimin.  Por më kryesorja është që struktura të jetë shumë e shëndoshë, transparente dhe me një mision të qartë e të vetëm. Ai është se si një fëmijë nga dita e parë deri në të 86-tën, të marrë mbështetjen e duhur në ato tre muaj”, deklaroi themeluesi i Fondacionit për fëmijë me kancer, Arlind Zeqiri./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share