Përmbyllet gjithçka, Harry Kane zyrtarisht bavarez

Pas një maratone të gjatë bisedimesh, ofertash e refuzimesh, kanë përfunduar më në fund me sukses të gjitha përpjekjet e Bayern për blerjen e Harry Kane, përcjell KlanM.

Harry Kane tashmë është bavarez me një kontratë deri në vitin 2027, ndërsa Totenham sipas raportimeve, do të përfitojë 100 milionë euro duke shtuar këtu edhe bonuse që mund të kapin vlerën e 20 milionë eurove.

Kane mbërriti në Mynih të premten pasdite për të kryer vizitat mjekësore, ndërsa zyrtarizimi u njoftua mëngjesin e sotëm nga klubi bavarez.

Harry Kane do të mbajë numrin 9.

Bayern luan sonte ndeshjen e superkupës së Gjermanisë përballë Leipzig, ndërsa nuk ka informata nëse Kane do të jetë në disponim të trajnerit Tuchel./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share