Përmbushja e rekomandimeve – a do ta humb Ohri statusin e UNESCO-s?!

NDOTJA E LIQENIT NDËR PROBLEMET MË SHQETËSUESE

Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Evropë, i cili falë  biodiversitet të larmishëm dhe habitatit natyror për gati 300 specie endemike, që nga viti 1979 është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, njofton KlanM.

 Megjithatë, sic njofton KlanM, ekosistemi i liqenit rrezikon të kërcënohet nga probleme të shumta, për të cilat UNESCO ka ngritur shqetësimet dhe i ka dhënë vendit afat për përmbushjen e rekomandimeve.

Këshilli i UNESCO-s do të mblidhet në shtator në Kinë, ku do të vendoset edhe nëse trashëgimia natyrore dhe kulturore e rajonit të Ohrit do të gjendet në listën e trashëgimisë së rrezikuar natyrore.

Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, sic njofton KlanM, thanë se, së bashku me përfaqësues të Shqipërisë, kanë përgatitur plan strategjik për revitalizimin e Liqenit të Ohrit, siç edhe ishte kërkuar nga organizata ndërkombëtare. Megjithatë, ato u shprehën se, realizimi i tij kërkon më shumë kohë.

“Është formuar komitet bilateral për UNESCO-n, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të lartë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, me atë është përmbushë kërkesa që të ngritët çështja në një nivel më lartë politik. Në komitet marrin pjesë edhe përfaqësues të OJQ-ve, ndërsa është mundësuar prezenca edhe e komunitetit ndërkombëtar, i cili mund të ndërrohet, varësisht të aktiviteteve dhe nuk ka të drejtën e votës” – thonë nga Ministria e Mjedisit jetëor dhe planifikimit hapësinor.

Përpos ndërtimeve pa leje, ndër problemet më shqetësuese është ndotja e Liqenit të Ohrit, që shkaktohet nga mosfunksionimi i sistemit kolektor dhe mungesa e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza. Fshati turistik Tërpejcë, sic njofton KlanM, është njëri ndër vendet i cili nuk është i kyçur në sistemin kolektor dhe shkakton ndotje të konsiderueshme të liqenit.

“Në muajin prill duhet të nënshkruhet marrëveshje me Qeverinë e Spanjës për përpunimin e dokumentacionit teknik për impiantin për trajtimin e ujërave i cili duhet të përpunohet në afat prej 10 muaj. Pas përgatitjes së dokumentacionit teknik do të qaset drejt sigurimit të mjeteve dhe realizimit” – thonë nga Ministria e Mjedisit jetëor dhe planifikimit hapësinor.

Nga ana tjetër, banorët e Trpejcës shprehen se, autoritetet me vite premtojnë ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, por ende nuk është realizuar.

“Kryetari i komunës tha se do të bëhet. Tani, kur do të bëhet, në këtë mandat apo tjetrin, nuk e dimë. Por, është premtuar se do të bëhet sistemi kolektor, impianti për trajtimin e ujërave të zeza”.

“Uji këtu është katastrofë. Edhe këtu edhe në Ohër uji është katastrofë edhe turistët që vijnë ankohen se nuk është uji mirë”.

Sa i përket rikonstruimit të sistemit kolektor, drejtori i NP ” Sistemi Kolektor “, Vladimir Aleksioski, sic njofton KlanM,  tha se aktivitetet për këtë i ka ndërmarrë vetëqeverisja lokale.

“Problemi me ujërat fekale nga fshati Trpejcë i ka ndërmarrë në tërësi vetëqeverisja lokale dhe ajo do të sigurojë mjete për ndërtimin e kanalizimit sekondar në fshat dhe ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza” – tha Vladimir Aleksioski, drejtor i sistemit kolektor.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov muajin e kaluar, duke u përgjigjur për gazetarë në lidhje me këtë temë, tha se projektin veç më e kanë përgatitur, por duhet të sigurohen mjete për realizimin e të njëjtit. Ai pret që vitin e ardhshëm të fillojë rrjeti i parë i kanalizimit.

Me këtë storje, TV Klan M i bashkëngjitet fushatës për rritje të transparencës së institucioneve, që e zbaton Instituti për Studime të Komunikimit në bashkëpunim me mediat, në kuadër të projektit “Përdor fakte”. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share