Përleshjet në Sudan, 100 viktima dhe mbi 1000 të plagosur

OKB ka bërë thirrje që ti jepet fund krizës dhe gjakderdhjes në Sudan

Rreth 100 persona kanë humbur jetën ndërsa mbi 1000 të tjerë janë plagosur si pasojë e përleshjeve në Sudan të cilat kanë vijuar për të tretën ditë rradhazi. Komuniteti ndërkombëtar ka  bërë thirrje për dhënien fund të dhunës.

Në Sudan  lufta për pushtet mes presidentit de-facto, Abdel Fatah Al-Burhan dhe zëvendësit të tij, Mohamad Hamdan Daglo po shkakton dhunë e gjakderdhje.

Deri më tani  rreth 100 persona kanë humbur jetën  ndërsa mbi 1 mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të dyja palët pretendojnë  se kanë  kontrollin e  vendeve  kryesore në kryeqytetin Khartoum, ku banorët janë  strehuar nga shpërthimet.

Qytetarët janë të pushtuar nga frika dhe paniku  ndërsa thonë se ka patur  të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime të vazhdueshme.

“Situata në Sudan është vërtet kritike. Që nga mëngjesi i djeshëm, përleshjet midis Forcave të Mbështetjes së Shpejtë dhe forcave të armatosura sudane po vazhdojnë. Siç mund të dëgjohen, të shtënat me armë  janë rreth një kilometër, dy kilometra larg nesh”.

Mjekët paralajmërojnë  se situata në spitale është jashtëzakonisht e vështirë dhe se luftimet po e bën të pamundur që stafi mjekësor tu ofrojë ndihmë personave të plagosur.

Ndërkohë, Organizata e Kombeve të  Bashkuara dhe disa vende të tjera kërkojnë që  të dyja palët t’i japin fund gjakderdhjes dhe të fillojnë bisedimet për dhënien fund të krizës.

Sudani është drejtuar nga 2 gjeneralë që kur një grusht shteti përmbysi presidentin, Omar al-Bashir, në vitin 2019. Dy gjeneralët  nuk pajtohen rreth mënyrës sesi vendi duhet të kalojë drejt sundimit civil.

Gazetare:  Xhuana Lika

Lexo gjithashtu
Total
0
Share