Ndeshja Nice-Koln në Conference League është shtyrë. E programuar të niste në 18:45, ky duel nuk ka nisur për shkak të përleshjes mes tifozëve të të dyja skuadrave.
Gjatë gjithë ditës raportohet se ka pasur probleme. Mediat franceze raportojnë se tifozët e skuadrës gjermane kishin vandalizuar dyqanin e klubit francez.
Ndërkohë edhe para ndeshjes ka pasur përleshje. Shkruhet se tifozët e Koln janë drejtuar drejt atyre të Nice për t’u përballur me ta.
Më pas francezët janë kundërpërgjigjur. Pamjet e turpshme kanë përfunduar në rrjetet sociale, ndërkohë që duhet pritur vendimi në lidhje me fillimin e ndeshjes.