Përleshje dhe kaos në Universitetin e Kalifornisë!

POLICIA KRITIKOHET PËR REAGIMIN E VONUAR NDAJ DHUNËS

Përleshjet e dhunshme përfshin edhe Univeristetin e Kalifornisë, në Los Anxheles. Protestuesit izraelitë sulmuan me forcë” një kamp me tenda të protestuesve pro-palestinezë , ku mbetën të plagosur 15 persona. Por ndërhyrja e vonuar e policisë brenda këtij universiteti u kritikua nga zyrtarët e Kalifornisë.

Pavarësisht thirrjeve për t’u shpërndarë policia  u u grumbullua në kampusin e universitetit të Kalifornisë në Los Angeles dhe urdhëroi një grup të madh demonstruesish që të largohen nga zona ose do të arrestohen.

Pamjet tregojnë policinë duke u futur në kampusin e Universitetit të Kalifornisë ngjitur me një kompleks tendash të pushtuara nga turmat e demonstruesve. Disa nga aktivistët u panë me syze dhe maska në teksa policia bastisi vendin një ditë pasi universiteti e shpalli kampin të paligjshëm.

Disa nga protestuesit u dëgjuan duke brohoritur “nuk largohemi”, ndërsa disa të tjerë u panë me helmeta dhe me shami, për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës. Një grup i vogël studentësh, që mbanin pankarta me mesazhe në mbështetje të Izraelit dhe popullit hebre u përleshën me protestuesit pro-palestinez e cila zgjati për disa orë.

Ata shkatërruan tendat që kishin ngritur protestuesit pro-palestinezë si dhe përdorën shkopinj gome kundrejt tyre.Nuk pati të arrestuar, por të paktën 15 protestues u lënduan gjatë përleshjeve.

Zyra e guvernatorit të Kalifornisë ka kritikuar reagimin e policisë ndaj dhunës në kampusin e Universitetit të Kalifornisë, Los Anxhelos pasi sipas tij mosndërhyrja e shpejtë e policisë nxiti dhunën mes grupeve të protestuesëve.

Përplasja gjatë natës në një nga kolegjet më të larta publike të Amerikës ndodhi vetëm disa orë pasi policia në qytetin e Nju Jorkut bastisi dhe pastroi një kampus të Universitetit të Kolumbias të pushtuar nga studentët. Mësimet në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles u anuluan dhe administrata lëshoi një deklaratë duke dënuar “aktet e tmerrshme të dhunës” kundër kampit, i cili u ngrit në shenjë proteste ndaj luftës së Izraelit në Gaza.

Ndërkaq policia në Neë Hampshire kreu arrestime dhe rrëzoi tendat në Kolegjin Dartmouth dhe oficerët në Oregon erdhën në kampusin në Universitetin Shtetëror të Portlandit ndërsa zyrtarët e shkollës kërkuan t’i jepnin fund pushtimit të bibliotekës që filloi që në fillim të kësaj jave.

Sipas Associated Press, që kur kanë nisur trazirat në kampuset në universitetet amerikane, më shumë se 1.600 persona janë arrestuar në 30 shkolla amerikane. Studentët kanë ngritur kampe në dhjetëra shkolla në të gjithë SHBA ditët e fundit, duke shprehur kundërshtimin e luftës së Izraelit në Gaza dhe duke kërkuar që shkollat të largohen nga kompanitë që mbështesin qeverinë izraelite.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share