Përgatitje për bisedime të reja mes Izraelit e Hamasit

Militantët kërkojnë armëpushim gjithëpërfshirës dhe jo pushime humanitare

Tension i lartë në Izrael, si në fushën e qeverisë ashtu edhe në atë të familjarëve të pengjeve që mbahen ende në Gaza. Hamasi lëshoi një video tjetër ku shfaqen tre burra, njëri prej tyre 79-vjeçari Chaim Peri. Në kohë e tij të lirë shoqëronte fëmijët palestinezë për trajtim në spitalet izraelite si dhe bënte art si formë proteste kundër dhunës ndaj palestinezëve.

Fati i këtyre tre pengjeve do të varet nga bisedimet e reja, që duket se do të fillojnë sërish me ndërmjetësimin e Katarit. Ditët e fundit ka pasur raporte për përpjekjet e reja që po bëhen për një armëpushim të përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit dhe për lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza.

Dy zyrtarë amerikanë i thanë agjencisë Reuters se kryeministri i Katarit po takohet me krerët e CIA-s dhe Mossad-it. Një burim palestinez i njohur me bisedimet e armëpushimit i tha BBC-së se negociatat “nuk kanë filluar ende”. Burimi tha se Hamasi kërkon vetëm një armëpushim gjithëpërfshirës dhe nuk do të negociojë më pushime humanitare.

Drejtori i agjencisë izraelite të zbulimit, Mossad, David Barnea, ka mandatin për të autorizuar kryeministrin e Katarit të nisë raundin e ri të negociatave. Por këtë herë negociatat do të jenë edhe më të vështirë. Mijëra palestinezë janë vrarë që nga marrëveshja e fundit, së bashku me dhjetëra ushtarë izraelitë dhe pozicioni fillestar i Hamasit, duket se është forcuar.

Mediat izraelite raportojnë se Kabineti i Lutës është i përgatitur të lirojë disa nga të burgosurit palestinezë më me vlerë në këmbim të pengjeve, disa prej të cilëve përfshijnë personel ushtarak izraelit.

Zyrtari i Hamasit, Osama Hamdan, përsëriti të hënën qëndrimin e grupit se çdo negociatë për shkëmbimin e pengjeve do të fillojë pasi Izraeli të ndalojë luftën në Gaza. “Ne jemi të hapur për çdo nismë që synon të ndalojë këtë agresion, nga vëllezërit në Katar dhe Egjipt,” tha Hamdan gjatë një konference për shtyp në Bejrut.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin gjatë vizitës së tij në Izrael kërkoi nisjen e një faze të re ushtarake me goditje të përqendruar. Duke folur në Tel Aviv, Austin përsëriti mbështetjen e SHBA për Izraelin, por theksoi mbrojtjen e civilëve dhe kalimin në një “operacion me intensitet më të ulët”.

Dhe homologu i tij izraelit Yoav Gallant u zotua menjëherë për të kaluar drejt një faze tjetër të operacioneve në Gaza, në të cilën popullsia lokale pritet të kthehet fillimisht në veri të brezit bregdetar.

Dy ministrat e Mbrojtjes folën pasi sulmet ajrore izraelite vranë 110 vetë në kampin e refugjatëve Jabalia të dielën vonë.

Jashtë spitalit Al Nasser makinat dhe ambulancat që sjellin të plagosur nuk rreshtin së ardhuri. Shumica fëmijë të plagosur në fushatën e bombardimit të sheshtë të aviacionit izraelit. Spitali është plot, dyshemeja e urgjencës është vendi i vetëm ku mund të trajtohet ky i mitur i plagosur.

Spitali tjetër, ai Al Shifa është “plotësisht i mbingarkuar” dhe mund të ofrojë vetëm “trajtim bazë” për të plagosurit. Këtë e konfirmon edhe Sean Casey, zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Spitali Shifa, objekti më i madh mjekësor në territoret palestineze, është reduktuar në një pikë,” tha zyrtari i OBSH-së në një video të publikuar në mediat sociale.

OBSH tha të shtunën se mori pjesë në një mision të përbashkët të Kombeve të Bashkuara për të ofruar furnizime shëndetësore dhe për të vlerësuar situatën në Al Shifa.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share