Përfundon takimi trepalësh në Bruksel

Ka përfunduar takimi i radhës në nivel të negociatorëve në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Ende nuk ka ndonjë deklarim nga palët nëse është arritur ndonjë progres në raundin e ri të dialogut, ku ishin ballë për ballë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, por në fokus pritet të ketë qenë zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksit të saj.

Sot në Bruksel kryenegociatorët diskutojnë për zbatim të marrëveshjes.

Sot pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit.

Për këtë takim, dje për Bruksel, ka udhëtuar zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, raporton RTKlive.

Rreth takimit dhe procesit të dialogut, gjatë vizitës në dy shtetet, ditë më parë ka folur edhe përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai ka konfirmuar Lajçak takimin e të krynegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqin.

Ndryshe në takimin e 2 majit Vuçiq-Kurti në Bruksel, u miratua një deklaratë për personat e zhdukur, por jo edhe ajo për Asociacionin. /RTK

Lexo gjithashtu
Total
0
Share