Ka përfunduar me barazim 2 me 2 ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës. Një ndeshje e nisur furishëm me aksione nga të dyja anët.
Në minutën e 20’të, Xherdan Shaqiri shënoi golin e parë, duke e çuar Zvicrën në avantazh. Por gëzimi zviceranëve zgjati vetëm 6 minuta, pasi Mitrovic me një goditje me kokë barazoi rezultatin.
Serbët shënuan shpejtë edhe golin e dytë përmes Vlahovic, ndërsa para fundit të pjesës së parë, zviceranët barazuan rezultatin me Embolo./KlanMacedonia