Përfundon mbledhja e BDI-së, Ahmeti: Jemi në bisedime me ASH-në, por ende pa epilog

Kryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti, pas përfundimit 11-orësh të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka dhënë edhe një deklaratë në konferencë per shtyp.

I pyetur per mundësinë e futjes së Aleances per Shqiptaret në ekzekutiv, Ahmeti u pèrgjigi se janè në bisedime, si ai edhe shefi i ekzekutivit Dimitar Kovaçevski, por tha se ështe ende heret te flitet per njè epilog.

“Eshte hapur edhe kjo teme. Takimet me perfqësues të tyre i kam bërë une. Ka bere takim edhe Kovaçevski me zotin Taravari. Do të shohim çfarë epilogu do të ketë nga bisedimet që do behen ne mes të palëve. Akoma nuk eshte biseduar pèr detaje, eshtë një proces në rrjedhoje e siper.

Ne si shqiptare kemi nevoje per nje unitet me te madh, te jemi pak me shume te organizaur ne drejtim te realizimit tè misionit” – tha Ahmeti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share