Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka bërë një bilanc të politikave ekonomike të qeverisë në vitet e fundit, duke theksuar rritjen e pagave në sektorin publik. Ai ka postuar një infografik në Facebook, ku tregon se pagat mesatare të punonjësve në sektorin publik kanë shënuar një rritje prej 70 për qind në mesatare që nga viti 2016, kur VMRO-DPMNE ishte në pushtet.

Bytyqi ka theksuar se kjo rritje e pagave reflekton arritjet e qeverisë në përmirësimin e mirëqenies dhe kushteve të punës të punonjësve në sektorin publik, të cilët janë dëshmitarë të ndryshimeve pozitive. Ai ka shtuar se këto shifra janë të verifikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas infografikut të Bytyqit, punëtorët e kopshteve kanë pasur rritjen më të madhe të pagave, prej 86 për qind, duke kaluar nga 15.509 denarë në vitin 2016 në 28.891 denarë në vitin 2023. Në anën tjetër, policët kanë pasur rritjen më të ulët të pagave, prej 41 për qind, duke shkuar nga 23.453 denarë në vitin 2016 në 33.088 denarë në vitin 2023.

Mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme kanë pasur rritje të pagave prej 65 dhe 68 për qind, ndërsa punëtorët e universiteteve kanë pasur një rritje prej 53 për qind. Pagat në ushtri dhe shëndetësi kanë shënuar rritje prej 75 dhe 70 për qind.

Statusi i plotë:

“Mësuesit, profesorët, punonjësit e shëndetësisë, policët dhe ushtarët janë dëshmitar të rritjes së pagave si kurrë më parë. Shifrat flasin vetë për arritjet tona në përmirësimin e mirëqenies dhe kushteve të punës. 📊
🗣 Nëse nuk u besoni këtyre shifrave, flisni drejtpërdrejt me këta profesionistë të sektorit publik! Ata janë dëshmitarë të ndryshimeve pozitive që ne kemi sjellë në jetën e tyre dhe në të gjithë sektorin publik”, ka theksuar Bytyqi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share