Përfundoi takimi i liderëve, Kovaçevski: Nuk u mor asnjë vendim

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje takimi i liderëve të partive parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Në deklaratën e tij për media, kryeministri Kovaçevski theksoi se takimi ka qënë i një rëndësie të veçantë, ku të gjithë liderët e pranishëm i kanë shpalosur qëndrimet e tyre.

“Sot në takim nuk u morën vendime në bazë të të cilave do të mund të thonim se diçka që ishte propozua ishte pranuar. Megjithatë, arritja më e madhe ishte se të gjithë u ulëm në një tavolinë dhe mund t’i këmbenim mendimet dhe qëndrimet e çdo lideri politik në raport me rrugën evropiane të shtetit tonë”, theksoi pas takimit kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Në takim morën pjesë kryetarët e BDI-së Ali Ahmeti, ASH-së Arben Taravari, DOM Maja Morachanin, VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, Alternativa Afrim Gashi, Bashkimi Demokratik Pavle Trajanov, PDSH Menduh Thaçi. Në takim nuk morën pjesë liderët Dimtar Apasiev nga “E majta” dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share