Përfundoi “golgota” e Zorës, shtrihet në Spitalin Gjeriatrik në Shkup

Drejtoresha e Spitalit Gjeriatrik: “Nuk ka shtretër të lirë, mungon personel mjekësor”

“Zoti na ndihmoftë, nuk mund të flas më shumë, ju faleminderit”.

Me ndihmë të shpejtë u soll Zora Nestorovska në spitalin Gjeriatrik në Shkup. Pas golgotës nëpër disa spitale burri i saj Goce Nikollovski ndjehet i lumtur po edhe i mërzitur se gruaja e tij ka arritur në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Gruaja ime është shtirirë në spital, tash po shkoj te mjekja që do ta trajtojë, gjegjësisht që do ta shërojë dhe do ta shohim se çfarë do të ndodh. Besoj se ka arritur fundi i golgotës sonë. Si ndjeheni tash pas gjithë kësaj. Jam i lumtur që e pranuan por i palumtur që është në këtë gjendje”, deklaroi Goce Nikollovski.

Drejtoresha e spitalit Gjeriatrik Salija Latif Petrushovska thotë se është tronditur nga peripecitë që i kanë kaluar Goce dhe Zora. Mungesa e personelit mjekësor dhe shtretërve të lirë janë shkaqet e vetme që nuk është pranuar pacientja më shumë se një muaj thotë ajo.

“Kjo storje le të shërbejë si një paralajmërim se shumë këso lloj storjesh do të ketë. Ne fatkeqësisht nuk mund t’I pranojmë të gjithë. Nuk keni vend?
Nuk kemi vend duhet të zgjërohen kapacitetet, kemi problem me personelin, spitali nuk është atraktiv për punësim. Pasi që rrogat janë të ulëta dhe largimi i personelit jashtë vendit. Një pjesë e gjeriatrisë do të mbyllet në qoftë se nuk punësohen personel i ri mjekësor”, thotë Drejtorja e Spitalit Gjeriatrik, Salija Latif Petrushovska.

Golgota e Zorës dhe e burrit të saj Gocës ka filluar para 7 muajve, kur janë paraqitur probleme shëndetësore ndërsa sistemi publik shëndetësor i la në rrugë. Udhëzimin për në neurologji, pastaj e dërgojnë në toksikologji, ndërsa në fund i japin udhëzim për gjeriatri, ku i thonë që nuk ka vend.

“Më në fund Zora Nestorovska, pacientja e cila me muaj është endur prej një spital në spital tjetër është pranuar në spitalin gjeriatrik në Shkup. Nga drejtoria nuk na lejuan që të xhirojmë brenda në spital por prej aty thonë që ajo do të trajtohet në mënyrë më të mirë”, thotë gazetarja Arbana Q. Klimenta./KlanMacedonia

Përgatiti: Arbana Q. Klimenta

Pamjet: Ilhan Mamuti

Lexo gjithashtu
Total
0
Share