Në ditën e tretë të mbledhjes së 104-t, në të cilën pika e rendit të ditës është shkarkimi i tre ministrave, pasdite kishte polemika për politikat e Qeverisë aktuale, e cila për deputetët e VMRO-DPMNE-së është “Koalicion i Tregut 3” dhe “Qeveri bli – shit sot për nesër”.
Reaguan se kryeministri Dimitar Kovaçevski në ekspozenë e tij nuk ka shpjeguar asnjë arsye për shkarkimin e ministrave, por ka folur “për integrimin evropian dhe frenuesin VMRO-DPMNE”. Sipas opozitarëve, ndryshoi në dikasteret të cilat i kishte Alternativa është vetëm tregti dhe sepse “u ka kaluar vlera e përdorimit”.
“Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, të cilin po e shkarkoni tani është po ai ministër që keni lavdëruar një vit më parë… Nëse kryeministri është i sinqertë, duhet të thotë edhe me çfarë është i kënaqur nga ata ministra që mbeten në Qeveri” , tha deputeti Mirçe Axhioski nga VMRO-DPMNE.
Sipas deputetes, Gordana Siljanovska – Davkova, në koalicione është me rëndësi të ketë ngjitës politik ideologjik. Në të kundërtën, tha ajo, efektet do të jenë kontradiktore.
Sipas saj, “është jokorrekte një qëndrim i tillë ndaj koalicionit, veçanërisht ndaj tre të shkarkuarve”.
Snezhana Vançeva – Kaleska nga LSDM replikoi se bëhet fjalë për vendime politike të cilat, siç tha, nuk merren vetëm në fillim kur formohet Qeveria dhe në zgjedhje, por vazhdimisht.
Sipas Antonio Milloshoskit, lë dyshim të madh ajo se kandidati i Aleancës për Shqiptarët (ASH) për ministër të ri të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, është kumbar i liderit të asaj partie, Arben Taravari dhe ka qenë kryetar i Bordit Drejtues i FSSH-së kur Taravari ishte ministër i Shëndetësisë në fillim të kësaj Qeverie. Për shkak të afërsisë së tij me kumbarin, ai vlerëson se “ky rast është, nepotizëm ose një lloj klientelizmi”.
Përveç se në pasiguri politike, tha Milloshovski, vendi është edhe në pasiguri shëndetësore, ndërsa gjatë dy viteve të kaluara janë ndërruar tre ministra të Shëndetësisë.
Ai pyeti gjithashtu se pse kryeministri e lidhi përgjegjësinë për vdekjen e pacientit me fibrozë cistike vetëm me ministrin e Shëndetësisë, ndërsa nuk e kërkoi edhe te dy drejtorët e FSSH-së, njëri prej të cilëve, tha se 13 ditë është në udhëzim zyrtar në SHBA, ndërsa Fondi tashmë tetë ditë është me sistem të prishur.
Në pyetjet e deputetëve të opozitës se cilat ishin qëndrimet e Aleancës për Shqiptarët ndaj BDI-së, me të cilën tani do të jenë në koalicion, deputeti i ASH-së, Halil Snopçe tha se “nuk pendohen” për atë që kanë thënë.
“Nuk pendohemi për atë që kemi thënë. Kauza jonë nuk vdes, por perspektiva e integrimit evropian do të vdesë. Ndërsa ky është një vit vendimtar. Me pjesëmarrjen tonë në Qeveri japim shpresë për të ardhmen evropiane të vendit”, tha Snopçe.
Arbër Ademi nga BDI, nga ana tjetër, tha se dera në koalicionin qeverisës është e hapur edhe për Besën, Alternativën dhe për të gjithë ata që, tha ai, besojnë në vlerat evropiane dhe që do të marrin pjesë në krijimin e një fronti evropian.
“Që të hapim një kapitull të ri në rrugën e integrimit evropian. Nëse vazhdojmë kështu, cilat janë përfitimet e status quo-së dhe moszgjidhjes së problemeve? Ne kemi nevojë për ndryshime kushtetuese së shpejti. Çka do të ketë të keqe nëse në Kushtetutë janë edhe kroatët, malazezët dhe bullgarët”, tha Ademi.
Vazhdimi i mbledhjes së 104-t, në të cilën në rend dite është shkarkimi i ministrave, do të vazhdojë nesër në orën 11.