Një makinë bie në lumin “Lepenc” në rrugën Shkup-Prishtinë

Një veturë me targa të Kosovës ka rënë në lumin Lepenc afër tunelit në rrugën Shkup-Prishtinë.

Sipas MPB 4 persona me makinën e tipit BMW kanë qenë duke qarkulluar në momentin e aksidentit, ndërsa vetëm njëri ka arritur të shpëtohet.

“Sot (17.06.2023) rreth orës 15:00 është raportuar se në aksin rrugor Shkup- V.K. Bllacë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë automjeti i udhëtarëve “Volkswagen” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B. nga Shkupi dhe automjeti i pasagjerëve BMW me targa të Kosovës, i drejtuar nga N.P. nga Kosova, që pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenc. Në automjetin BMW, përveç drejtuesit, ndodheshin edhe tre pasagjerë. Një person është nxjerrë nga lumi dhe është transportuar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa vazhdojnë kërkimet për tre personat të tjerë”, thonë nga MPB.

Ekipe të policisë dhe zjarfikësve janë në terren dhe po bëjnë kërkimet për 3 persona të tjerë.

Klan Maqedoni gjendet në vendin e ngjarjes dhe do tiu mbaj të informuar./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share