Përfshihet në zjarr të madh një objekt jashtë Shën Petersburgut

Një zjarr i madh përfshiu një magazinë të madhe të përdorur nga shitësi më i madh në internet i Rusisë në jug të Shën Petersburgut të shtunën në mëngjes.

Zjarri mbuloi një sipërfaqe prej 70 mijë metrash katrorë me 50 mijë metra katrorë të magazinës Wildberries duke u shembur, sipas Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Rusisë, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv.

Nuk raportohet për viktima.

Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë tha se zjarrfikësit kishin mundur të parandalonin përhapjen e zjarrit në të gjithë zonën e kompleksit të magazinës dhe në një nënstacion elektrik. Sipas të dhënave paraprake, shkak i zjarrit ka qenë mosfunksionimi i instalimeve elektrike.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share