Përforcime në ofensivë? Chelsea interes për Benzema e Firminho

Komplikohet situata e Brojës

Chelsea mund të kthejë vëmendjen te Karim Benzema dhe Roberto Firmino, ndërsa synon që të përforcohet në ofesnivë me skuadrën që ka vuajtur mungesën e golave. Edhe pse “blutë e Londrës” kanë shpenzuar mbi 1 miliardë euro që kur Tod Boeli mori drejtimin e klubit dy vite më parë, janë të përgatitur që të bëjnë të tjera investime, raporton tabloidi “Daily Mail”.

Nicolas Jackson ka shënuar tetë gola në 23 ndeshje pasi u trasnferua nga Vijareal për 40 mln euro,
Ndërsa blerja prej 55 mln eurosh Christopher Nkunku ka realizuar një herë në tri takime në Premier League, pasi humbi tre muajt e parë të sezonit i dëmtuar.

Nga skuadrat e renditura në 10-shen më të mirë, vetëm Manchester United ka shënuar më pak se sa Chelsea, që në 21 takime ka realizuar 35 herë në Premier League. Prioritet i Chelsea është sulmuesi i Napolit Viktor Osimhen, me anglezët që janë gati të shpenzojnë deri në 120 mln euro për nigerianin.

Por nisur nga fakti se 25 vjeçari është i aganzhuar në Kupën e Kombeve të Afrikës, gjasat janë që diskutimet për transferimin të ndodhin në verë. Si Benzema, ashtu edhe Firminjo nuk po ndihen mirë në Ligën Profesioniste Saaudite. Milionat ata nuk po i bëjnë të lumtur dhe po vuajnë që të përshtaten me jetën e mëparshme. Për këtë arsye, në rast të një oferte joshëse, të dy futbollistët nuk do t’i thoshin jo rikthimit në Europë. Një tjetër afrim në sulm, do ta komplikonte situatën e sulmuesit kuqezi Armando Broja, i cili kërkon më shumë hapësira, që të rigjejë formën më të mirë me kampionatin europian që po afron.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share