Përfitimet e Erling Haaland

5 milionë Paund më shumë vetëm nga bonuset

Erling Haaland po kalon një sezon të jashtëzakonshëm te Manchester City. Me 51 gola në 46 ndeshje në të gjitha garat ai ka thyer rekordin e Premier League për më shumë gola të shënuar në një sezon. Motivimi për të arritur më shumë do të vazhdojë teksa Manchester City garon për titullin kampion, FA Cup dhe Champions League.

Bonus nëse shpallet lojtari më i mirë i vitit dhe bonus nëse Manchester shpallet skuadra më e mirë e vitit. Haaland është kandidat për Topin e Artë dhe nëse e fiton këtë trofe individual, do të marrë 1 milionë të tjera nga klubi.

Në sezonin e ardhshëm paga e tij do të arrijë në 375 mijë Paund në javë pasi tashmë ka luajtur më shumë se 60% të ndeshjeve të Man City.  5 milionë në bonuse që në vitin e parë. Jo keq për një lojtar debutues në kampionatin anglez…

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share