Përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë sot do të qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut

Pas tre shefave të diplomacisë së Austrisë, Republikës së Çekisë dhe Sllovakisë, të cilët javën e kaluar ishin në Shkup për të lobuar për ndryshime kushtetuese, sot në RMV do të qëndrojnë edhe ministrat për Evropë të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë.

Ministrja për Evropën e Republikës Federale të Gjermanisë Anna Leermann, Sekretare e Shtetit përgjegjëse për Evropën në Këshillin e Ministrave të Republikës së Francës Laurence Boon dhe Szymon Shinkovski vel Senk, Ministër i BE-së i Republikës së Polonisë, i njohur si “Trojka e Vajmarit”, sot do të vizitojë Shkupin, të cilin do ta presë zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Mariçiq sot do të zhvillojë një takim pune me “trojkën e Vajmarit”, ku temë e bisedës do të jenë negociatat me BE-në, me fokus përmbushjen e detyrimeve dhe detyrave që dalin nga korniza e negociatave dhe përshpejtimi të procesit të integrimit evropian, pas së cilës do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të vizitës “Trojka e Vajmarit” do të takohet edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, me presidentin Stevo Pendarovski dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe me koordinatorët e grupeve parlamentare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share