Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, ka marrë 30 ditë arrest shtëpiak dhe ndaj tij është hapur një hetim i ri për keqpërdorim. Gjykata i’a ka vazhduar paraburgimin duke marrë parasysh gjendjen e tij shëndetësore, por Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar në propozimin e saj ka deklaruar se Zeqiri dyshohet se ka kryer dhe një vepër tjetër penale. Bëhet fjalë për dyshimin se është kryer keqpërdorim i pozitës zyrtare. Prokuroria për Krim të Organizuar ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit në hetim. Për këtë arsye është i nevojshme zgjerimi i hetimeve për atë ngjarje penalo-juridike, si dhe thirrja e të dyshuarit për ta pyetur për rrethanat e reja, bazuar në vendimin e Gjykatës së Apelit i cili citon kërkesën e prokurorisë./KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Iseni: Fotografia Mickoski-Taravari e ndihmoi VLEN-in më shumë se Albin Kurti!
Analisti Xhenur Iseni në Debat Plus tha se fotografia e Taravarit dhe Mickoskin ka ndihmuar VLEN-in më shumë…
08.05.24 21:02
Tri marrëveshje në Berlin për liderët e Ballkanit Perëndimor
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri marrëveshje në samitin në Berlin, i cili fillon më 3…
02.11.22 10:11
Stoltenberg: Sulmet hibride – NATO-ja qëndron pranë RMV-së
MBËSHTETJE TEKNIKE DHE BASHKËPUNIM NË LUFTËN KUNDËR DEZINFORMATAVE Mbështetja që NATO dhe aleatët janë të gatshëm për t`ia…
04.04.23 13:43