Përfaqësuesit e AOGJSH në takim me përfaqësues të Qeverisë, a do të rriten pagat e të punësuarve në prokurori dhe gjykata?

Në Qeveri sot duhet të mbahen bisedime mes përfaqësuesve të Qeverisë dhe Sindikatës përfaqësuese të AOGJSH. Në takim do të diskutohet mbi problemet në shërbimet e Prokurorisë Publike dhe ato të gjykatave.

Në periudhën e kaluar, të punësuarit protestuan duke kërkuar rritjen e pagave për 78 për qind dhe kthimin e shtesave në pagë.

Të enjten e kaluar, administrata gjyqësore ka paralajmëruar se nuk do t’i trajtojë asnjë nga rastet urgjente derisa Qeveria nuk ulet në tryezën e bisedimeve me Sindikatën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Qeveria duhet të jetë e vetëdijshme se nëse grupi i punës nuk ulet për të biseduar edhe pas kësaj proteste e gjithë drejtësia do të paralizohet. Çdo zvarritje e mëtejshme dhe anashkalim i zgjidhjes do të shkaktojë zemërim shtesë te grevistët dhe Sindikata e AOGJSH nuk do të mbajë përgjegjësi për pasojat”, deklaroi të enjten e kaluar kryetari i AOGJSH-së, Tërpe Dejanoski.

Më parë, rreth një muaji, Qeveria formoi grupin punues për zgjidhjen e kërkesave të administratës gjyqësore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share