Përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërrmarrin hapin e rradhës për të çpërshkallëzuar situatën e krijuar midis Kosovës dhe Serbisë pas sulmit terrorrist të Banjskës dhe për rivendosur në shina dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, njofton korespodentja e Tv Klan nga Brukseli, Erisa Zykaj.

Peter Stano, zëdhënësi i shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell ka informuar se një grup i përfaqësuseve europianë dhe amerikanë do të udhëtojnë në 21 tetor drejt Kosovës dhe Serbisë për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiq.

Sipas Stano, ky grup përbëhet nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Prishtin Beograd, Miroslav Lajčák, i shoqëruar nga këshilltarët e politikës së jashtme dhe sigurisë të Presidentit të Francës, Emmanuel Bonne, të kancelarit të Gjarmanisë, Jens Ploetner, kryeministrit të Italisë, Francesco Talo, si dhe të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Qëllimi i vizitës, sic njofton korespodentja e Tv Klan nga Brukseli, Erisa Zykaj, është të arrihet progres konkret në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë dhe në çpërshkallëzimin pas zhvillimeve të fundit. BE-ja, shtetet anëtare të saj dhe SHBA-ja konfirmojnë gatishmërinë e tyre si mbështetës të fuqishëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmes evropiane të të gjithë rajonit. Sipas Stanos, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pritshmëri të qarta që palët të vazhdojnë procesin e normalizimit dhe të përmbushin detyrimet e tyre pa vonesa apo kushte. /Erisa Zykaj – Tv Klan, Bruksel/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share