Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë mund t’i dërgojnë Ukrainës deri në 30 sisteme raketash me shumë lëshime që kanë qenë shumë efektive deri më tani në shkatërrimin e depove të armëve ruse, tha një kongresmen i lartë amerikan.
Adam Smith, kryesues i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, i tha Radios Evropa e Lirë se qëllimi aktual është rritja e numrit të sistemeve raketore të vendosura në Ukrainë në 25-30.
Smith i bëri komentet gjatë një vizite në Kiev. Ai është njëri prej disa anëtarëve të Kongresit që u takua me udhëheqësin ukrainas, Volodymyr Zelensy më 23 korrik.
Ukraina ka kërkuar të paktën 50 nga sistemet e raketave me precizion të lartë, duke përfshirë sisteme raketore M270, sistemin e shumëfishtë të raketahedhësve (MLRS) dhe sisteme taketore me lëvizshmëri të lartë M142 (HIMARS).
Sistemet mund të lëshojnë raketa shumë prapa linjave të armikut me një saktësi prej disa metrash, duke i bërë ato shumë efektive.
SHBA-të kanë dorëzuar tashmë një numër sistemesh HIMARS në Ukrainë dhe së fundmi kanë miratuar dërgimin e katër të tjerëve. Aleatët perëndimorë kanë dorëzuar disa M270 në Ukrainë.
Smith nuk dha një kornizë kohore për dorëzimin e sistemeve të mbetura.