Përcillet sot për në banesën e fundit polici Novruz Cenalia

Përcillet sot për në banesën e fundit efektivi i policisë së forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia. Në hollin e Teatrit Bylis në Fier është vendosur arkivoli i efektivit të policisë, ku po të kryhen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe autoritetet për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Në homazhe morën pjesë edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share