Për t’u relaksuar, këta të famshëm kanë blerë ishuj privatë!

-Një nga fytyrat më të njohura në Hollywood është George Clooney, i cili ka luajtur në filma të mëdhenj si “Ocean’s Eleven” dhe “Money Monster”. Nuk është befasi që ai ka blerë një shtëpi në Liqenin e Komos ë Itali, për 10 milionë dollarë në 2002 dhe e quajti Villa Oleandra. Në këtë mënyrë, ai, gruaja e tij Amal dhe binjakët e tyre mund të bënin pushime në rezidencën e tyre me 25 dhoma.

-Çifti i njohur Jay-Z dhe Beyoncé kanë një pasuri thuajse prej 1.8 miliardë dollarësh, kështu që ata mund të përballojnë gjërat më luksoze që bota ka për të ofruar. Kur krijuesi i hitit Lemonade mbushi 29 vjeç në vitin 2010, reperi i dhuroi  gruas së tij një ishull të tërë privat në Bahamas. Jay-Z thuhet se shpenzoi 4 milionë dollarë për ishullin.

-Pas publikimit të “The Passion of the Christ”, regjisori dhe aktori Mel Gibson bleu ishullin Mago në Fixhi për rreth 15 milionë dollarë. Ylli rrëmbeu 5,400 hektarë  tokë të gjelbërt nga kompania japoneze Tokyu Corp.

Brooke Shields, dikur jetonte në një ishullin Emerald dhe zotëronte një pjesë të mirë të tokës. Siç raportojnë mediat e huaja, ajo ka një banesë atje me shumë dhoma gjumi dhe një tavan që u ngjan katedraleve. Shields fillimisht e hodhi në shitje të gjithë ishullin në vitin 2000 për 775 mijë dollarë, por e uli shumën në 699 mijë dollarë vitin tjetër.

-Aktorja e “Notting Hill”, Julia Roberts ka ditur ta ruajë jetën e saj private. Ylli 53-vjeçar festoi së fundmi 19-vjetorin e saj me Daniel Moder dhe ndau një selfie të rrallë me të. Megjithatë, nuk është e qartë se ku e kanë bërë foton buzë plazhit. A mund të jetë në ishullin e saj të përfolur në Bahamas?

– Siç raportuan mediat, Roger Waters dhe Shakira blenë sëbashku një ishull në Bahamas që ata e quajtën “Bonds Cay”. Fillimisht ata donin ta zhvillonin këtë zonë në Ishujt Berry për t’u bërë një destinacion pushimesh luksoze për emra të mëdhenj të industrisë. Supozohej të kishte vila dhe bujtina, por plani nuk u realizua. Në vitin 2013, ishulli në fjalë u listua në treg.

Kim Kardashian është ndarë nga reperi me famë botërore Kanye West, megjithatë ajo mbetet një miliardere. Në vitin 2014, në media u tha se ajo po kërkonte të blinte “Turtle Island” pranë Queensland për vajzën e saj të madhe, North. Vlen të përmendet se North në atë kohë ishte vetëm dy vjeç dhe Kardashian planifikoi t’i ndërtonte asaj një park. Fatkeqësisht, marrëveshja nuk u realizua pasi ishulli u hodh në treg në 2016 për 4 milionë dollarë.

-Komediani Eddie Murphy është i njohur për zotërimin e ishujve privatë. Edhe pse e kishte një të tillë ai vendosi të blinte 15 hektarë të tjerë në Bahamas në 2007. I quajtur “Rooster Cay”, ylli i Haunted Mansion e bleu atë për 15 milionë dollarë. A mund të jetë kjo parajsa që do të vizitonte aktori pas daljes në pension? Me një pasuri prej 200 milionë dollarësh, ai padyshim mund t’i kalojë ditët rehat në këtë ishull.

-Si një nga fytyrat më të njohura të kinemasë indiane, aktori Shah Rukh Khan ka një pasuri të prej 700 milionë dollarësh. Ai nuk është nga ata që nuk mburret për pasurinë e tij, pasi ka deklaruar shpesh pronat luksoze që ka blerë, ku theksohet prona 2.8 milionë dollarëshe në Palm Jumeirah, që thuhet se është arkipelagu më i madh artificial në botë.

-Këngëtari Ricky Martin i është futur muzikës që kur ishte adoleshent. Prandaj, nuk është për t’u habitur që fama e tij mori përmasa të tilla. Si një i famshëm i suksesshëm, ai ka para mjaftueshëm për të blerë një ishull në Brazil. Martin ka një shtëpi të stilit portugez në ishull ku mund të organizonte festa për miqtë e tij. Ajo që është më mbresëlënëse është se është afër Rio de Zhaneiros.

– Edhe pse themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, së fundmi është ndarë nga gruaja e tij, Melinda, ai ende ka një pasuri me vlerë prej 128.6 miliardë dollarësh. Kjo është arsyeja pse ai mund të investojë në gjëra të ndryshme. Thuhet se ai ka blerë  ishullin “Grand Bogue Caye” në 2006-ën për të paktën 25 milionë dollarë./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share