Për tre ditë 72 raste të reja me virus në RMV

Ministria e Shëndetësisë në RMV njofton se në tre ditët e fundit (prej 7 tetor, deri 9 tetor) janë bërë 871 testime për coronavirus, ndërsa 72 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja, 18 janë riinfektime.

Nga MSH njoftojnë se në tre ditët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i pacientëve të vdekur.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 161 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 343.391, prej të cilëve 333.504 janë shëruar, ndërsa 9.548 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (10 tetor) është 339

Lexo gjithashtu
Total
0
Share