LSDM: Gjermania konfirmoi mbështetjen e fortë për atdheun tonë

Gjermania konfirmoi edhe një herë mbështetjen e fortë dhe të qartë për atdheun tonë dhe dha garanci se nuk ka kushte të reja në rrugën evropiane – thanë sot nga LSDM, përcjell KlanM.

Nga patia e kryeministrit Kovaçevski shtojnë se votimi në parlament për ndryshimet kushtetuese është votë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Pas rezolutës së miratuar nga Bundestagu për nxitjen e së ardhmes maqedonase në BE dhe njohjen e gjuhës, identitetit, kulturës dhe veçantisë maqedonase, edhe kancelari gjerman Olaf Scholz dha udhëzime të qarta dhe të forta. Ky është edhe një konfirmim i politikave shtetërore të LSDM-së. Tani është e nevojshme të përdoret mbështetja e fortë nga partnerët strategjikë të BE-së dhe SHBA-së, për të bërë një hap përpara në integrimin evropian. Rruga drejt BE-së është shtruar, ne nuk duhet të humbasim mundësinë historike dhe duhet të japim votën tonë për Evropën”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share