Është fakt se rrugët shtetërore nuk janë mirëmbajtur, konstatoi në Klan Debat, drejtori i Rrugëve shtetërore, Ejup Rustemi. Ai u shpreh se ka kërkuar personalisht nga Këshillit Drejtues që të miratojnë zgjidhjen e re të mirëmbajtjes së rrugëve përmes kompanive private. Këtë, Rustemi e mbështet me sigurinë në komunikacion, ndërsa u zotua se për shkurt kohë do të shihen rezultatet e këtij vendimi.
“Dëshiroj që sërish të shihemi e të dalim bashkë të shohim se në çfarë mënyre bëhet mirëmbajtja e rrugëve”, deklaroi mes tjerash Ejup Rustemi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia