Për shkak të borxhit ndalet rryma në “HRMV Transport”, radhën e ka Qendra Klinike e Shkupit?!

Është shkyçur rryma në Sh.A. “HRMV Transport”, në deponë në Lisiçe të Shkupit dhe në objektet në Veles, për shkak të borxhit për rrymë ndaj “EVN Maqedoni”.

Nga “HRMV Transport” njoftojnë se ndërprerja e rrymës do të sjellë edhe ndërprerje të qarkullimit, gjë që do të ndodh pasi të harxhohet nafta në trenat. Pa objektet ku është shkyçur rryma, sqarojnë ata, ndërmarrja nuk mund të funksionojë, sepse këtu trenat furnizohen me naftë, kurse pompa punon me energji elektrike.

Sipas informacioneve të fundit, “EVN Maqedoni” kërkon nga “HRMV Transport” mbi 400 milionë denarë për energji elektrike.

Menaxhmenti i “HRMV Transport” është në komunikim me Qeverinë, prej ku së fundminjoftuan se shteti do të paguajë borxhe për rrymën e institucioneve shtetërore.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pardje deklaroi se Qeveria do t’i mbulojë borxhet për rrymën e papaguar të institucioneve shtetërore ndaj EVN-së.

“Këto janë organizata buxhetore dhe për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, Qeveria ka bërë një rishpërndarje të mjeteve financiare që janë miratuar dhe do t’i dorëzojë në Kuvend me qëllim për të siguruar funksionimin normal të këtyre institucioneve”, tha kryeministri Kovaçevski në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

EVN u ka dhënë afat disa institucioneve që deri më 15 të këtij muaji të pagujnë borxhet për energjinë e konsumuar elektrike, përfshirë Qendrën Klinike dhe “HRMV Transport”, e të tjera.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share