Më 23 Gusht Mërkuri hyn në prapavijë ndaj përgatituni për vonesa në fluturime, mesazhe dhe probleme me teknologjinë deri më 14 Shtator. Për javët në vazhdim, do të ketë pak kaos në jetën e shenjave.
Më parë kemi zbuluar shenjat që do ta ndiejnë më pak ndikimin e prapavijës, ndërsa në këtë artikull do të mësoni tre shenjat që nuk do ta kenë edhe aq të lehtë.
Si një shenjë e lidhur me komunikimin, prapavija e Mërkurit shkakton gjithnjë stres te Binjakët. Por problemet me dërgimin e mesazheve dhe email-eve nuk janë gjërat e vetme që do t’i shqetësojnë. Ata mund të hasin edhe probleme në shtëpi, si debatet apo vonesa në pagesat e faturave.
Virgjëresha
Është shenja që do ta vuajë më shumë ‘tërbimin’ e prapavijës së Mërkurit. Jo vetëm sepse kjo ngjarje do të ndodhë pikërisht në shenjën e tyre, por ndërprerjet dhe problemet me komunikimin nuk përshtaten aspak me kërkesën e përsosmërisë që ka kjo shenjë. Është e vështirë të jesh një Virgjëreshë përgjatë gjithë vitit, por gjatë Mërkurit në prapavijë, kjo dhjetëfishohet.
Shigjetari
Mërkuri në prapavijë i kthen gjithnjë udhëtimet në makthe ndaj për Shigjetarin aventurier do të jetë një goditje e fortë. Për më tepër, prapavija nis në gradën e 21-të që lidhet me të gjitha shtëpitë tipike të Shigjetarit – udhëtimin.