Për kë duhet të bëjnë tifo muslimanët? – Flet teologu Metush Memedi

Ta fitosh Argjentinën me meritë është diçka e jashtëzakonshme dhe këtë e ka bërë Arabia Saudite. Kështu u shpreh teologu Metush Memedi, i cili në pyetjen se për cilën skuadër duhet të bëjnë tifo muslimanët, u shpreh se jo gjithçka lidhet me fenë. Mirëpo, sërish sipas tij, njerëzit tërhiqen nga emocionet. Për shembull sipas tij, në ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës, shqiptarët emocionalisht do të bëjnë tifo për Zvicrën.

“Ndonjëherë nuk lidhen punët vetëm me fe. Kush fiton le të fitojë. Mirepo tani ato emocionet ekzistojnë. Jemi njerëz e nuk mund të ndryshojmë. Unë jam me Arabinë Saudite sepse kam jetuar një kohë atje, si student. E njoh futbollin saudian. Kanë investuar shumë”, deklaroi Memedi./KlanMacedonia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share