Për herë të parë shkolla e mesme e Mjekësisë “Pançe Karagjozov” bëhet me drejtor shqiptar

Hirmin Duraku emërohet drejtor i Shkollës së mesme të Mjekësisë në Shkup, “Pançe Karagjozov”, për herë të parë në historinë e kësaj shkolle emërohet në krye të detyrës një shqiptar, Hirmin Duraku këtë lajm personalisht e konfirmoi për televizionin Klan Maqedoni.

Hirmin Duraku vjen nga vendbanimi Rashçe e komunës së Sarajit është Magjistër i Biologjisë dhe ka përvoj pune 20 vjeçare si profesor në shkolla të ndryshme.

Shkolla “Pançe Karagjozov” ka të bëjë me drejtime shëndetësore: infermieri (motër medicinale), motër gjinekologjike – akusherike, teknik i fizioterapisë, teknik dhëmbësh, teknik i farmacisë dhe teknik laborant, ku ka 75 paralele me afro 2500 nxënës.

Duraku më herët ka ligjeru lëndën e biologjisë dhe ka ushtruar detyrën e ndihmës drejtorit në po të njejtën shkollë.

Shkolla e mesme e Mjekësisë “Pançe Karagjozov” menaxhohet në kuadër të Qytetit të Shkupit dhe ky vendim vjen me urdhër të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share